Flash

Sqarimi i rëndësishëm/ Si mund të lëvizni me makina nga dita e nesërme

Lapsi.al 14 April 2020
Sqarimi i rëndësishëm/ Si mund të lëvizni me makina nga

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave lidhur me qarkullimin e automjeteve, pas zgjerimit të fashës orare deri në 17:30. Policia e Shtetit thekson se fashë orare nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve të mësipërme.

“Policia e Shtetit tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të kategorive të lejuara dhe të autorizuara dhe sqaron që kjo fashë orare nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve të mësipërme.

Është e lejuar vajtja në qendrat e punës, i punonjësve të bizneseve, në fashën e parë orare 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë orare 16:00-17:30.

Lëvizjet e tjera të pamotivura në qendrat urbane te automjeteve 4+1 nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit, pavarësisht autorizimeve, të cilat në raste të përsëritura të abuzimit do të pezullohen me penalitetet përkatëse.” thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI