Flash

Ardi Veliu del në terren për të porositur policët: Pa autorizim mos lejoni askënd të lëvizë

Lapsi.al 14 April 2020
Ardi Veliu del në terren për të porositur policët: Pa

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar sot të gjitha pikat e kontrollit për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mësohet se Veliu ka porositur shërbimet që të mos tolerojnë asnjë drejtues mjeti 4+1, i cili pavarësisht autorizimit që mund të ketë, lëviz jashtë fashave orare të lejuara, si dhe jashtë destinacionit për të cilin ka marrë autorizim. Gjithashtu është sqaruar edhe mënyra si duhet vepruar në raste emergjente.

“Duke filluar nga dje ka ndryshim sa i përket lëvizjes. Janë bërë edhe disa ndryshime sa i përket lejes së lëvizjes së këmbësorëve dhe të automjeteve që janë në funksion të lëvizjes së qytetarëve. Lejohet që të shkohet nga shtëpia deri në punë nga ora 05:08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16-17.30 pasdite. Të gjitha autorizimet në funksion të biznesit do të përdoren vetëm për punë-shtëpi. Nuk do të tolerohet lëvizja jashtë kësaj fashe. Mos abuzoni se të gjitha autorizimet e dhëna do të shfuqizohen dhe do të penalizoheni. Mjetet që transportojnë mallrat, nuk do të pengohen. Janë të lira të lëvizin gjithë kohës. Ata që kanë emergjencë shëndetësore, të marrin 112 të bëjnë të ditur destinacionin dhe numrin e targës dhe nuk do të pengohen,”-tha në fjalën e tij Veliu.

Së fundmi, Policia e Shtetit, në funksion të zbatimit të monitorimit të masave kufizuese, ka nisur kontrollin e territorit me anë të dronëve.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI