Flash

Punonjëset e seksit kërkojnë ndihmë nga qeveria: Klientët janë bllokuar me gratë në shtëpi

Lapsi.al 14 April 2020
Punonjëset e seksit kërkojnë ndihmë nga qeveria:

Punonjëset e seksit kërkojnë ndihmë nga qeveria britanike sepse klientët e tyre të martuar kanë ngecur në shtëpi. Vajzat “eskortë” thonë se të ardhurat e tyre kanë rënë ndjeshëm gjatë kësaj kohe të bllokimit të qarkullimit. Seksi virtual online pritej të lulëzonte, por vajzat që zhvishen në kamera dhe ato që zhvillojnë biseda seksuale thonë se puna e tyre gjithashtu është zvogëluar.

“Shumica e klientëve të mi janë të martuar ku në këtë kohë nuk mund të shkëputen. Nuk ka asnjë mundësi që ata të telefonojnë pasi të bllokuar në shtëpi me gratë e tyre" – tha një prej këtyre vajzave.

“Shumë nga klientët e mi të tjerë që janë beqarë akoma jetojnë me nënat dhe baballarët, kështu që edhe ata e kanë ndaluar gjithashtu të bëjnë zile. Unë kam një klient të rregullt që telefonoi dhe mezi dëgjova se çfarë po thoshte sepse ai po pëshpëriste aq ulët. Kur e pyeta se çfarë po bënte ai tha që ishte fshehur nën shtrat dhe gruaja e tij ishte poshtë në kuzhinë” – rrëfeu një tjetër.

“Qindra mijëra familje në Mbretërinë e Bashkuar mbështeten në të ardhurat nga puna e seksit për të mbijetuar. Por punëtoret e seksit janë përjashtuar nga masat e urgjencës financiare të qeverisë, sepse punonjësve të seksit iu mohohet statusi si punëtorë. Kjo do të thotë që punëtorët e seksit janë të përjashtuar nga mbështetja që punëtorët e tjerë po marrin në këtë kohë kritike.

Punëtoret e seksit, ashtu si të gjithë punëtorët e tjerë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë nevojë për para për të paguar qiranë e tyre, hipotekat dhe faturat e shërbimeve" – thuhet në një deklaratë të shoqatës së këtyre punonjëseve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI