Flash

Deputeti thyen karantinën në Kamëz, Ruçi kërkon përjashtimin nga komisionet parlamentare

Lapsi.al 14 April 2020
Deputeti thyen karantinën në Kamëz, Ruçi kërkon

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka ngritur një shqetësim në lidhje me një deputet që sipas Ruçit ka dalë në një klub në Kamëz. Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, Ruçi u kërkoi kryetarëve të Komisioneve Parlamentare që të marrin masa ndaj çdo deputeti dhe u shpreh se një prej tyre ‘jep mendimin e tij në Kamëz’.

Ruçi shtoi më tej se duhet përjashtuar nga mbledhja e komisionit çdo deputet që shkel masat dhe u bëri thirrje që të respektojnë kodin e veshjes, ndonëse marrin pjesë në mbledhje, online. Në fund, kreu i Kuvendit u ka kërkuar deputetëve që të bëjnë shumë kujdes edhe gjatë seancës plenare të 16 prillit.

“Kemi pasur një rast, nuk po e them se cili deputet ishte, që, megjithëse është marrë masa që klubet të mbyllen, lidhet online për një mbledhje të komisionit dhe jep mendimin e tij nga një klub në Kamëz. Në raste të tilla do t’ju kërkoja juve, si kryetarë komisionesh, se i keni të gjitha atributet që, në zbatim të Rregullores në situatë të zakonshme, aq më tepër në një situatë të jashtëzakonshme, ta përjashtoni nga mbledhja e komisionit cilindo nga deputetët që shkel masat dhe mos e lejoni futjen e tij në mbledhjet respektive për sa i përket kësaj çështjeje.

Në qoftë se në këtë seancë ne nuk zbatojmë në mënyrë strikte masat e vendosura deri më sot në sallën e parlamentit, seanca do të përfundojë në disko live dhe do të japim mesazhin më të keq të mundshëm. Në qoftë se mesazhi i të gjithë popullit shqiptar ka qenë i shkëlqyer dhe falë këtij mesazhi, këtij qëndrimi, këtij respektimi te këtij vullneti, këtij durimi, ne kemi këtë rezultat që kemi, atëherë salla e Kuvendit do të japë shembullin më të keq ndaj zgjedhësve të vet, prandaj këtë duhet ta kemi parasysh,“- tha Ruçi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI