Flash

Zyrtari i lartë i CDU-së: Ka shumë punë për t'u bërë për nisjen e bisedimeve të pranimit

Lapsi.al 30 April 2019
Zyrtari i lartë i CDU-së: Ka shumë punë për t'u

Zyrtari i lartë i Unionit kristian-demokrat (CDU), Johann Wadephul, ka zhvilluar pasditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama, të shoqëruar në punimet e Samitit të Berlinit nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministri në detyrë për Punët e Jashtme dhe Evropën, Gent Cakaj.

Pas takimit, Wadephul‏ ka komentuar përmbledhtazi temat e diskutimit përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ku shkruan se pavarësisht progresit të arrirë nga Shqipëria deri më tani, mbetet ende shumë punë për t’u bërë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Reagimi i plotë i Wadephul-it:

Sot kam biseduar me Kryeministrin e #Albania, @ediramaal. E vlerësova përparimin që është bërë deri më tani, por gjithashtu theksova se ende ka shumë punë për t’u bërë përpara se bisedimet e pranimit të fillojnë.

Të këshilluara

Plagoset me thikë mësuesja në Prishtinë

Në shkollën fillore “7 marsi” në Prishtinë, nëna e një nxënëseje ka sulmuar me thikë mësuesen e fëmijës së saj. Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarën B.D...

16:12

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI