Flash

Shoferi shqiptar arrestohet me 98 kg drogë në kufirin grek

Lapsi.al 30 April 2019
Shoferi shqiptar arrestohet me 98 kg drogë në kufirin grek

Prangoset në kufirin shqiptaro-grek me 98 kilogramë hashash shoferi shqiptar. 34-vjeçarit iu gjetën dhe 955 euro. Sipas informacioneve shoferi shqiptar identiteti i të cilit ende nuk behet i ditur udhëtonte me linjën Sarandë –Athinë.

Autobusi ndodhej në autostradën Kakavia-Ioannina në afersi të Kalpaqit, në momentin që është ndaluar dhe kontrolluar në vendin e bagazheve. Aty u gjetën dy çanta udhëtimi që përmbanin 16 qese të kanabisit të papërpunuar me një peshë totale prej 97 kg dhe 750 gram.

Shoferi 34 vjeçar u arrestua dhe iu gjetën edhe 955 euro, dy dollarë amerikanë dhe dy telefonë celularë të cilat gjithashtu u konfiskuan sëbashku me autobusin. Ndërkohë ai është dërguar në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës, për gjykim të mëtejshëm.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI