Bashkia e Dibrës i ka dhënë sot kryeministrit Edi Rama titullin "Qytetar Nderi", por ky i fundit e ka refuzuar. Zyra e shtypit e Kryeministrit ka reaguar duke sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
“Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”, deklaron Kryeministria.
Motivacioni i shpalljes së kryeministrit "Qytetar Nderi", sipas këshillit Bashkiak të Dibrës ka qenë kontributi i dhënë prej tij për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.