Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komenteve dhe interpretimeve që po i bëhet situatës politike aktuale të Shqipërisë dhe procesit të anëtarësimit në BE. Sipas tij, ndonëse ka palë që duan dështimin e Shqipërisë dhe të procesit të hapjes së negociatave, dialogu do të vazhdojë pa kushte dhe paragjykime.
"I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpêruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s'do të dështojë kurrësesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush", u shpreh Rama.