Flash

Itali/ Arrestohet i riu shqiptar me 8 kg marijuanë dhe 5 kg hashash

Lapsi.al 30 April 2019
Itali/ Arrestohet i riu shqiptar me 8 kg marijuanë dhe 5 kg hashash

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjetën 5 kilogramë hashash, 8 kg marijuanë dhe gati 20 mijë euro kesh.

Arrestimi i të riut shqiptar erdhi pas një nate pritë nga policia italiane, përpara shtëpisë së tij, ku jetonte me prindërit.

Pasi policët i trokitën në derë, sipas mediave italiane, i riu ishte treguar menjëherë i gatshëm të bashkëpunonte me ta, duke i dorëzuar direkt edhe 60 gramë hashash.

Por, duke mos e besuar të riun, policia, me ndihmën e një qeni, kontrolloi shtëpinë e tij ku në boljerin e dushit u gjet e fshehur 1 kilogramë hashash. Ndërsa paratë u gjetën në një dollap në papafingo, të futura në një kuti metalike.

Por kontrolli i policisë nuk përfundoi këtu, pasi në makinën e tij, në bagazh u gjetën edhe 5 kilogramë hashash dhe 8 kilogramë marijuanë.

Të këshilluara

Samiti i Berlinit mbyllet vetëm me premtime

Samiti i Berlinit u mbyll me disa premtime nga të gjitha vendet pjesëmarrëse. Në një letër që përmblidhet çfarë u tha dhe premtua në Samit, theksi vihet mbi dia...

10:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI