Samiti i Berlinit u mbyll me disa premtime nga të gjitha vendet pjesëmarrëse. Në një letër që përmblidhet çfarë u tha dhe premtua në Samit, theksi vihet mbi dialogun Kosovë-Serbi, dhe përpjekjet për të krijuar një rajon ekonomik.
Sipas letrës, të gjithë pjesëmarrësit, Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Franca, Gjermania, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Slovenia rikonfirmuan vullnetin e tyre për të rritur bashkëpunimin me njëri-tjetrin në shumë aspekte, që nga ekonomia dhe tregtia e lirë, deri tek programet studimore ndër-shtetase.
Maqedonia e Veriut u vlerësua për marrëveshjen që arriti me Greqinë për emrin, një konflikt mbi 20-vjeçar mes vendesh që bllokonte të ardhmen europiane të Maqedonisë.
Letra përmbyllet me premtimin e pjesmarrësve që të rrisin bashkëpunimin për të luftuar terrorizmin dhe tregtinë e armëve, sikurse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërkohë duke forcuar shtypin e lirë dhe shoqërinë civile. Të gjitha këto riafirmojnë premtinin e pjesmarrësve për stabilitetin në rajon.
©Lapsi.al
