Flash

VIDEO/ Vranë 2 kushërinjtë në Laç, dogjën makinën në Tiranë

Lapsi.al 29 April 2019
VIDEO/ Vranë 2 kushërinjtë në Laç, dogjën

Autorët e vrasjes së dy kushërinjve Jushi në Laç pasi kanë kryer krimin janë larguar me shpejtësi dhe kanë djegur makinën në Tiranë. Gazeta Mapo ka publikuar videon e djegies së makinës së autorëve që kryen vrasjen e dyfishtë në Laç. Në video dallohet momenti kur makina është në flakë, në zonën e Laprakës në Tiranë. Autori dyshohet se është fshehur në jë banesë në Laprakë, aty ku dhe ka djegur makinën. Në momentin kur makina është djegur, njëri nga autorët ka qenë i pranishëm.

Për vrasjen e dy kushërinjve, Mikel Jushi, 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç janë shpallur në kërkim tre persona, konkretisht Markel Bushi 25 vjeç, vëllai i tij 23 vjeçar M. Bushi dhe kushëriri i tyre Vinçens Pal Bushi, 28 vjeç. Paraprakisht mendohet se vrasja e dyfishtë në Laç ka ndodhur pas një debati për gërvishtjen e makinës. Markel Bushi, rezulton person me precedentë të mëparshëm penale. Ai kërkohej për plagosje me armë dhe vjedhje me dhunë.

Të këshilluara

Cakaj: Merkel mbështet hapjen e negociatave

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është shprehur mjaft entuziast pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas Cakajt, M...

17:51

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI