Flash

Cakaj: Merkel mbështet hapjen e negociatave

Lapsi.al 29 April 2019
Cakaj: Merkel mbështet hapjen e negociatave

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është shprehur mjaft entuziast pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas Cakajt, Merkel ka shprehur mbështetje absolute për hapjen e negociatave ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimorë ! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë !”, ka shkruar Cakaj.

Të këshilluara

Aksident në aksin Korçë-Pogradec

Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin në rrugën Pogradec –Korçë në afërsi të fshatit Sovjan. Mësohet se përplasja e një makine “Benz” me një zetor ka ...

16:06

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI