Flash

Vendoset një flamur i madh shqiptar në Kalanë e Ohrit, hiqet më pas nga policia

Lapsi.al 29 April 2019
Vendoset një flamur i madh shqiptar në Kalanë e Ohrit, hiqet

Një flamur i madh shqiptar u vendos në anën lindore të Kalasë së Samuilit në Ohër në të cilën ndodhet flamuri nacional i Maqedonisë së Veriut. Rastin e kanë vërejtur qytetarët të cilët jetojnë në atë pjesë të qytetit, ndërsa fotografitë e bëra tregojnë katër persona të cilët e vendosin flamurin në kala. Në rrjetet sociale doli edhe një fotografi në të cilën shihet se si një person me veshje tradicionale shqiptare valon një flamur në kullën e kalasë. Për rastin është njoftuar policia e cila dërgoi një ekip në vendin e ngjarjes për të zbardhur më shumë. Flamuri u largua prej kalasë nga policia, e cila po heton për të identifikuar 4 personat e përfshirë në ngjarje.

Të këshilluara

Zbulohet axhenda e samitit të Ballkanit

Axenda e takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor sot në Berlin do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:30. Ajo nis me kancelaren gjerma...

14:32

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI