Flash

Zbulohet axhenda e samitit të Ballkanit

Lapsi.al 29 April 2019
Zbulohet axhenda e samitit të Ballkanit

Axenda e takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor sot në Berlin do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:30. Ajo nis me kancelaren gjermane, Angela Merkel, qè do të takohet fillimisht, në orën 16:00, me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. Pas Zaevit ajo do tè prese Edi Ramën.

Në orën 17:00,  Merkel do të shihet me presidentin e Francës, Emanuel Macron, teksa gjysmë ore më pas ata do të dalin në një konferencë për media.

Pas këtyre takimeve me Zaevin, Ramën e Makronin, Merkel do të ketë një takim pune me liderët e Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, të cilët do të arrijnë në Berlin në orën 17:30.

Ky takim pune me liderët e Ballkanit Perëndimor do të fillojë në orën 17:45 dhe do të zgjasë deri në orën 19:30. Brenda kësaj kohe do të ketë edhe një darkë pune.

Sipas agjendës, ky takim do të shërbejë për të shkëmbyer pikëpamjet për stabilitetin e rajonit, në mënyrë të veçantë për raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në orën 19:30 do të realizohet foto “familjare”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI