Flash

(FOTO) Kush ishte ish-futbollisti i Superiores që u ekzekutua mbrëmë në Laç

Lapsi.al 29 April 2019
(FOTO) Kush ishte ish-futbollisti i Superiores që u ekzekutua

Një përplasje me armë mes të rinjsh, iu mori jetën dy kushërinjve Mikel Jushi dhe Jani Jushi mbrëmjen e djeshme në Laç.

Njëri nga viktimat ka qenë më parë futbollist në Kategorinë Superiore, ndërsa ka luajtur me skuadrën e Laçit dhe atë të Kastriotit. Ai është Kelvin Jushi, i cili së fundmi mbante edhe emrin Jani Jushi. Dy të rinjtë humbën jetën në sallën e operacionit në një spital privat në Tiranë.

Policia e Kurbinit disa orë pas ngjarjes së rëndë ka identifikuar dhe më pas ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët dyshohen se janë ekzekutorët e kushërinjve.

Policia ka shpallur në kërkim si përgjegjës për ngjarjen vëllezërit Markel e Manuel Bushi 25 vjec si dhe Vincens Bushi, kushëri i tyre, të tre me banim në Kurbin.

Jushi 1e65f7880fa0d1b940e31def828c64ef602c72bf5ee16a5b6246

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI