Flash

Takimi në Berlin për Kosovën, gjermanët 'përjashtojnë' Mogherinin

Lapsi.al 28 April 2019
Takimi në Berlin për Kosovën, gjermanët

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini, është ndëshkuar nga Gjermania që ka lejuar Prishtinën e Beogradin të diskutohet për kufijtë. Kështu, nesër ajo nuk do të jetë në Samitin e Berlinit si Përfaqësuese e Lartë e BE’së, dhe ndërmjetëse e negociatave Kosovë-Serbi, por do të shkojë atje si Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian ose si zëvendësim i Presidentit të KE’së, Jean-Claude Juncker.

Një takim rajonal, i iniciuar nga Franca dhe Gjermania, e i paraparë të mbahet të hënën, më 29 prill, është ende tema numër një në shumë media ballkanase e perëndimore.

Arsyeja për këtë qëndron në faktin se pikë kryesore do të jetë një diskutim për marrëdhëniet e ardhshme mes Serbisë dhe Kosovës.

Konferenca do të ndahet në dy pjesë, por në të dyja rastet, në fokus do të jenë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe implikimet e tyre në mbarë rajonin, raporton N1.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të jetë e pranishme në këtë takim, por vetëm si zëvendësuese e kryetarit të Këshillit Evropian, Jean-Claude Juncker, njofton televizioni.

Ky informacion është konfirmuar gjithashtu nga zëdhënësja e BE’së, Maja Kocijançiq, për Radion Evropa e Lirë. Përfaqësuesit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë të pranishëm në konferencë, por vetëm Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen nga presidentët dhe kryeministrat.

Të vetmit përfaqësues të vendeve të BE’së, të ftuar nga organizatorët e konferencës, janë nga Sllovenia dhe Kroacia.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk ka pritje të mëdha nga takimi në Berlin. Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun, sapo Prishtina ta heqë taksën, ka përsëritur ajo.

E zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se tema kryesore në samit do të jetë dialogu me Serbinë, dhe se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Të këshilluara

Aksident tek Gjiri i Lalzit

Një 23-vjeçar është aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit , në Armath. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në vendin e quajtu...

20:07

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI