Flash

Drejt Berlinit/ Rama i bie nga Prishtina, Thaçi dhe Haradinaj me avionin e Pacollit

Lapsi.al 28 April 2019
Drejt Berlinit/ Rama i bie nga Prishtina, Thaçi dhe Haradinaj me avionin

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj mbërritën në Berlin ku do të marrin pjesë në Samitin me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emannuel Macron. Thaçi dhe Haradinaj kanë fluturuar drejt Gjermanisë me aeroplanin privat të Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë!”, - shkroi Thaçi në Facebook.

“Me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, sapo arrita në Berlin, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike.

Kosova në vazhdimësi ka luajtur rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm karshi detyrimeve të saja për fqinjësi të mirë dhe në përputhje me vlerat evropiane. Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetëveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj!”, - shkroi Haradinaj në Facebook.

Sipas Gazeta Express nga Prishtina drejt Berlinit ka fluturuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Të këshilluara

Aksident tek Gjiri i Lalzit

Një 23-vjeçar është aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit , në Armath. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në vendin e quajtu...

20:07

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI