Flash

Muç Nano: "Ka gazetarë që bëjnë thirrje për luftë civile si gango rrugësh"

Lapsi.al 28 April 2019
Muç Nano: "Ka gazetarë që bëjnë thirrje për

Mustafa Nano i është përveshur disa prej kolegëve të tij gazetarë apo disa intelektualëve publikë që kanë mbështetur Bashën në djegjen e mandateve dhe në bojkotin e zgjedhjeve, duke bërë thirrje kohët e fundit edhe për përplasje civile.

Në një intervistë për Panorama ai i ka qajtur atë Haxhi Qamilë të 2019, "ata që e kanë mbështetur Bashën në vendimin që ka marrë. Apo që e kanë shtyrë ta marrë këtë vendim".

Ja cili është mendimi i nanos për ta: "Kam vënë re që këta njerëz nuk po dinë të ndalen, gjithashtu. Shpallin tradhtarë, nxisin konfrontimin fizik, flasin për luftë civile, a thua se është fjala për ndonjë orgjí të padëmshme. Deklarojnë madje se lufta civile nuk është thjesht një opsion, përkundrazi, është i vetmi opsion.

Ky është terrorizëm mediatik. Kam përshtypjen se kurrë më parë në historinë e Shqipërisë nuk ka pasur kaq shumë pjesëtarë të elitës që të kenë bërë të tyret pulsionet e dhunës, mú si të ishin gango rrugësh. Dhe e bukura është se disa syresh kanë edhe një arrogancë të habitshme intelektuale kur i shprehin këto qëndrime.

U është mbushur mendja se janë vetëm ata që kanë common sense në këtë botë, dhe gjithë të tjerët, kolegë të tyre, politikanë, ambasadorë, diplomatë, kancelari e qeveri të ndryshme, janë të korruptuar prej Edi Ramës".

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI