Flash

IKMT shembi me tritol pallatin 5 katësh, banorët e ndërtesave përreth: "Na janë dëmtuar shtëpitë"

Lapsi.al 29 April 2019
IKMT shembi me tritol pallatin 5 katësh, banorët e ndërtesave

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me anë të një tritoli një pallat që konsiderohej si i rrezikshëm për banorët e Çorovodës për shkak të amortizimit të tij.

Për shkak të shpërthimit të ndërtesës pesë katëshe, për pasojë janë dëmtuar dhe disa shtëpi përreth.

Qytetarët tregojnë se janë thyer xhamat e ballkoneve dhe dritareve, gjithashtu janë dëmtuar dyert e shtëpive.

Autoritetet përkatëse ende nuk kanë shkuar për të bërë vlerësimet e dëmeve të këtyre shtëpive si dhe për t’i dëmshpërblyer banorët në askpektin financiar.

“Na janë dëmtuar xhamat e ballkonit dhe dyert. Na kanë thënë që do të vijmë t’i shikojmë, t’i rregullojmë por që skanë ardhur akoma.” u shpreh një qytetare.

“Dera e ballkonit më është bërë copa, nëse duan të investojnë të investojnë, nuk e di nëse kanë mundësinë. Ata nuk kanë ardhur akoma të bëjnë vlersimet e dëmeve”, tha një tjetër banor.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI