Flash

Po vjen maji, sinoptikania parashikon temperatura mbi 30 gradë

Lapsi.al 29 April 2019
Po vjen maji, sinoptikania parashikon temperatura mbi 30 gradë

Pas uljeve të temperaturave me disa gradë ditët e fundit duket se në muajin maj do të kemi kohë të ngrohte që është dhe tipike për këtë muaj.

Sinoptikania Adiola Bani në një lidhje telefonike në News24 tha se pas uljes me gati 5 gradë celcius ditët e fundit muaji maj do të jetë një rritje graduale të temperaturave. Në disa të këtij muaji do të ketë edhe temperatura edeh mbi 30 gradë celcius.

“Ka pasur një rënie të temperaturave duke e krahasuar me javën e kaluar me 4 ose 5 gradë, duke bërë që gjatë kësaj javë temperaturat të shkojnë deri në 23 gradë celcius, ndërsa mëngjeset do të jenë të freskët 6 apo 7 gradë celcius.

Kjo do të zgjasë deri ditën e mërkurë sepse duke filluar nga e enjtja do të kemi një ngritje graduale të tyre. Për sa i përket majit do të kemi temperatura tipike të këtij muaji, do të ketë rritje graduale por disa ditë do të ketë dhe temperatura mbi 30 gradë celcius” - tha Bani.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI