Flash

Berisha për vrasjet në Laç: Autori qëlloi me kallashnikov policinë...

Lapsi.al 29 April 2019
Berisha për vrasjet në Laç: Autori qëlloi me kallashnikov

Sali Berisha deklaroi se një nga aturoët e vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Laç, Markel Bushi, është bashkëpunëtor i qeverisë.

Bushi, sipas Berishës, është autor i një grabitje me armë, dënuar me 9 vite burg dhe që në 2017 kishte qëlluar me kallashnikov policinë. Por, pavarësisht këtyre, Berisha shkruan se ai jetonte i lirë për shkak të lidhjeve të forta me qeverinë.

Postimi i plotë:

Laçi pergjaket nga kriminelet e Narkoshtetit!

Qyteti ne duar te krimit, narkopolicia ne anen e vrasesve!

Te dashur miq, krimi i lidhur me narkoshtetin dhe fallangat e tij pergjaken qytetin e Laçit. Kriminele te njohur dhe te mbrojtur nga narkoshteti ekzekutuan mbreme ne qytetine Lacit dy te rinj, Mikel dhe Jani Jushi perkatesisht 30 dhe 35 vjeç, Mikeli futbollist i superiores.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjeve te viktimave dhe denoj me forcen me te madhe si autor pergjegjes kryesor narkoshtetin e Edvin Kristaq Krimit. Burime te mire informuara bejne me dije se njeri nga vrasesit e te rinjve ishte krimineli i narkopushtetit Markel Bushi, autor i grabitjeve me arme i denuar me 9 vite nga gjykata dhe qe ne vitin 2017 kishte derdhur bresheri kallashnikovi mbi policine dhe pavaresisht nga te gjitha keto jetonte i lire per shkak te lidhjeve te forta me narkoqeveritare vendor dhe qendror te Edvin Kristaq Krimit.

Edhe njehere ftoj shqiptaret te ngrihemi fuqishem dhe te ndahemi nje minute e me pare me narkoshtetin e Edvinit e te rikthejme rendin, sigurine qe meritojme! sb

Të këshilluara

Zbulohet axhenda e samitit të Ballkanit

Axenda e takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor sot në Berlin do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:30. Ajo nis me kancelaren gjerma...

14:32

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI