Edi Rama publikoi në Facebook një video nga takimet e mbrëmjes së djeshme në Samitin e Berlinit, në qendër tët ë cilit ka qenë veçanërisht dialogu Kosovë-Serbi.
Në videon më poshtë, Rama takohet me Merkel dhe më pas me Macron, me të cilin duket se për diçka po bisedojnë.
"MIRËMËNGJES ?
dhe me pamjet e mbrëmjes së vonë, dje pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese, mbi sfidat e vendit e të rajonit dhe procesin e paqes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ku tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë e të Francës, ju uroj një ditë të mbarë "