Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimeve të zhvilluara në Berlin me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul. Sipas tij, këto takime kanë qenë tepër pozitive duke shtuar se Shqipëria meriton njohjen e arritjeve përmes çeljes së negociatave.
“Dy takime shumë pozitive mbi Shqipërinë me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul. Mesazh i qartë: Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim”- shkruan Rama.