I arrestuari i gjashtë për grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit, Ragip Hajdini, i njohur me pseudonimin “Daja”, është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Shtetasi nga Kosova, është arrestuar më 26 prill në zonën e Shkëmbit të Kavajës. “Daja” u arrestua pas dëshmisë së bashkëpunëtorit me Drejtësinë, Alkond Bengasit. Ky i fundit i kishte bërë atij një përshkrim rreth fizikut, duke treguar se ai ishte pa flokë dhe duke shtuar se e kishte takuar disa herë me Admir Muratajn.
Ragip Hajdini rezulton me precedent penal edhe në Kosovë, ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, së bashku me 5 persona të tjerë.