Flash

Mesazhi i Metës në takimin me aleatët e Bashës: Nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar

Lapsi.al 30 April 2019
Mesazhi i Metës në takimin me aleatët e Bashës: Nuk

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me krerët e partive të vogla të Grupimit të Qendrës së Djathtë, Fatmir Mediun të Partisë Republikane (PR), Agron Dukën të Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Vangjel Dulen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe Nard Ndokën e Partisë Demokristiane (PDK). Përmes njoftimit për shtyp të institucionit të Presidencës, bëhen me dije çështjet e aktualitetit politik të vendit të prekura në tryezën e bisedimit.

“Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.”- shkruhet në njoftimin e Presidencës. Mësohet se Meta ka vënë theksin tek domosdoshmëria e vendosjes së dialogut ndërpartiak, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të klimës së polarizuar politike.

Kreu i shtetit ka nënvizuar se asnjëherë nuk është vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje politike të negociuara bashkarisht, të cilat do të mund të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit. “Kreu i Shtetit do të vazhdojë kontributin e Tij, me të gjitha format e mundësitë për të kërkuar reflektimin e të gjithëve, me qëllim garantimin, jo vetëm të bashkëjetesës demokratike, por edhe ecurinë e suksesshme dhe të besueshme të reformave të lidhura me integrimin europian.”- përmbyllet njoftimi.

Të këshilluara

Samiti i Berlinit mbyllet vetëm me premtime

Samiti i Berlinit u mbyll me disa premtime nga të gjitha vendet pjesëmarrëse. Në një letër që përmblidhet çfarë u tha dhe premtua në Samit, theksi vihet mbi dia...

10:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI