Flash

Reagon i dyshuari për grabitjen në Rinas: Nuk jam unë "daja"

Lapsi.al 30 April 2019
Reagon i dyshuari për grabitjen në Rinas: Nuk jam unë

Ragip Hajdini, i arrestuari i gjashtë për grabitjen në Rinas, ka hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë. Pas përshkrimeve të bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Alkond Bengasit, për një person që e kishte takuar së bashku me Admir Murajtan dhe që njihej me pseudonimin "daja", policia ka arrestuar Ragip Hajdinin.

Hajdini deklaron se edhe ai thërritet me të njëjtën nofkë, por nuk është daja që po kërkohet nga policia. Sipas tij, ai zotëron edhe pamje filmike që e vërtetojnë këtë.

“Kam njohje me familjen Murataj. Isha në varrimin e Muratajt, kam njohje me vëllain e tij. Por nuk jam unë ‘daja’ që kërkoni. Kam dëgjuar në media që flitej për një ‘daja’, por po të kisha lidhje nuk rrija këtu. Kam pamjet filmike që nuk isha aty në ditën e grabitjes. Kam qenë duke drekuar me miq të mi”, është shprehur Hajdini.

Hajdini ka kërkuar dhe një ballafaqim me Alkond Bengasin për të vërtetuar që nuk është ai personi i dyshuar.

“Dua të ballafaqohem me Bengasin që më ka identifikuar”, ka thënë Hajdini.

Pavarësisht këtyre deklaratave të tij, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur për të masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Përveç Hajdinit, të arrestuar në lidhje me grabitjen në Rinas janë: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli dhe Saimir Cela.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI