Flash

Mirditë, zbulohen fidanë kanabisi gati për mbjellje. Dy të arrestuar

Lapsi.al 30 April 2019
Mirditë, zbulohen fidanë kanabisi gati për mbjellje. Dy të

Dy të rinj në Mirditë janë arrestuar nga policia për kultivim të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit E.L., 31 vjeç, banues në Lezhë dhe J.D., 21 vjeç, banues në Krujë.

"Policia e Mirditës pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë, si dhe kontrolleve të imtësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të mundur gjetjen dhe asgjësimin të disa fidanëve në kubikë, në një ambient të mbyllur, në fshatin Kaçinar, Mirditë" sqaron policia.

Policia Mirditë në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI