Flash

Qytetarët njoftojnë policinë, arrestohet i kërkuari prej 2 vitesh

Lapsi.al 30 April 2019
Qytetarët njoftojnë policinë, arrestohet i kërkuari prej 2

Shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë, është arrestuar ditën e sotme nga forcat “Shqiponja” në rrugën “George W. Bush. Arrestimi i tij u bë prej një telefonate të një qytetari, i cili njoftoi policinë për vendodhjen e personit në fjalë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Më datë 19.12.2016, rreth orës 14:40, në lagjen Nr. 1 Sarandë, ky shtetas në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me sende të forta (shkop bejsbolli) dhe mjete të mprehta (thikë), shtetasin Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Të këshilluara

Plagoset me thikë mësuesja në Prishtinë

Në shkollën fillore “7 marsi” në Prishtinë, nëna e një nxënëseje ka sulmuar me thikë mësuesen e fëmijës së saj. Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarën B.D...

16:12

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI