Flash

Plagoset me thikë mësuesja në Prishtinë

Lapsi.al 30 April 2019
Plagoset me thikë mësuesja në Prishtinë

Në shkollën fillore “7 marsi” në Prishtinë, nëna e një nxënëseje ka sulmuar me thikë mësuesen e fëmijës së saj. Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarën B.D, 38-vjeçare, e cila sulmoi me armë të ftohtë edukatoren me iniciale A.P, 49 vjeçe, e cila ka pësuar lëndime trupore.

Autoritetet e rendit po e hetojnë këtë rast. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se ai ka vizituar edukatoren, e cila po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare, duke shtuar se ajo është jashtë rrezikut për jetë.

“Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë për të përcjellur dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve, i urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Ahmeti në postimin e tij në Facebook.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI