Flash

E kishte kthyer shtëpinë në dyqan droge, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 30 April 2019
E kishte kthyer shtëpinë në dyqan droge, arrestohet shqiptari

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pas konstatimit se shtëpinë në Torre Angela e kishte kthyer në një qendër të trafikimit të dorgës.

Policia bën me dije se në shtëpinë e shqiptarit me iniciale L.E, 36-vjeç u gjetën me qindra doza kokainë, hashsh, marijuanë, të gatshme dhe të paketuara për çdo "nevojë".

Policia gjatë patrullimit të përnatshëm në zonën e Torre Angela, mbrëmjen e djeshme evidentoi dy persona të dyshimtë, të cilët po dilnin nga shtëpia me nga një kuti në duar.

Pas këtij moment policët gjurmuan shqiptarin deri në banesën e tij, ku më pas sekuestruan edhe rreth 200 doza kokainë, hashash dhe marijuan.

Gjithashtu pas lavamanit të banjës u gjet dhe sekuestrua një pistoletë e mbushur me fishekë.

Në fund të hetimit, 36-vjeçari rezultonte person me precedent të mëparshëm penalë, ndërsa është lënë në paraburgim për akuzat: "trajtimi i drogës", "marrjen dhe posedimin e armës dhe municioneve".

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI