Flash

Deklarata e fortë e Kodhelit: Protesta në Rrugën e Kombit synonte të destabilizonte vendin

Lapsi.al 10 April 2018
Deklarata e fortë e Kodhelit: Protesta në Rrugën e Kombit synonte

Deputetja e vetme e qarkut të Kukësit nga Partia Socialiste, Mimi Kodheli e ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit nuk e kanë bërë qytetarët e thjeshtë, por politikanë dhe njerëz me precedentë penalë.

"Ata që e organizuan dhunën nuk janë njerëz të dëshpëruar që kemi parë në pamjet filmike, por janë disa të tjerë që kanë hedhur gurin dhe kanë fshehur dorën. Nëse kjo është e vërtetë, këtu ka një problem që i tejkalon problemet e tarifës, e tejkalon këtë ngjarje të dhunës, ka një problem që lidhet me destabilizimin e vendit. Më shqetëson tarifa për qytetarët e Kukësit, e cila absolutisht duhet të rishikohet nga qeveria, për të gjithë ata që kthehen nga kullota për në shtëpinë e tyre në darkë. Të shikohet shumë më thellë ky element që synonte të destabilizonte. Këta elementë kanë qenë politikanë dhe njerëz me precedentë penalë." - tha Kodheli.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI