Flash

Bujar Asqeriu - politikanëve: Ktheni paratë e vjedhura të ndërtojmë Teatrin e ri

Lapsi.al 9 April 2018
Bujar Asqeriu - politikanëve: Ktheni paratë e vjedhura të

Aktori Bujar Asqeriu ka mbajtur sot një fjalim përpara godinës së Teatrit Kombëtar, ku i është përgjigjur pretendimeve të kryeministrit Edi Rama se qeveria nuk ka mundësi financiare për të ndërtuar teatrin e ri. Ai ka propozuar dy mënyra se ku mund të gjenden paratë jo për një teatër të ri, por për disa të tillë.

“Unë propozoj amnisti për të gjithë politikanët shqiptarë. Le të shkojnë te thesari i shtetit dhe të kthejnë të gjithë pasurinë që kanë vjedhur. Ti kthejnë ato që kanë marrë dhe do e shikoni se ka mjaftueshëm për të ndërtuar teatrin dhe shumë teatro të tjerë. Të ngrihen në lartësinë e rilindësve shqiptarë që shkrinë pasurinë e tyre për ndërtimin e Shqipërisë. Një tjetër mënyrë është financimi nga diaspora. Mjaftojnë 5 euro nga çdo shqiptarë që jeton jashtë për të ndërtuar teatrin e ri”, - tha Asqeriu.

Pasditen e sotme u prezantua nga aktorët projekti i ri për Teatrin e Kombëtar, që parashikon ruajtjen e godinës ekzistuese, ndryshe nga projekti i arkitektit danez të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, i cili rezultoi të ishte i vjedhur dhe që parashikonte prishjen e godinës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI