Flash

Protesta kundër TVSH, zbulohen zonat ku do mbyllen dyqanet

Lapsi.al 9 April 2018
Protesta kundër TVSH, zbulohen zonat ku do mbyllen dyqanet

Ditën e nesërme biznesi i vogël dhe i mesëm në kryeqytet në shenjë proteste kundër skemës së TVSH-së, do të mbyllin qepenat.

Raportohet se bizneset do të protestojnë në disa pika, duke nisur nga tregu çam, medreseja, tregu elektrik, tregu ushqimor, dyqanet tek rruga e Durrësi dhe e Kavajës.

Burime nga mbledhja e PD zbuluan dhe bashkëbisedimin e Lulzim Bashës sot me deputetët në mbledhjen e grupit.

"Qytetarët mendojnë se presioni duhet zgjeruar, sepse ka patur impakt të madh pas protestës së të enjtes.”, mësohet të jetë shprehur Basha. Ndërkohë, të njëjtat burime theksojnë se në vazhdën e protestave, është menduar që brenda kësaj jave të këtë bllokim rrugësh në kryeqytet.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI