Flash

Thaçi: Kërcënimeve serbe, përgjigje me pushkë

Lapsi.al 9 April 2018
Thaçi: Kërcënimeve serbe, përgjigje me pushkë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet çdo vit në Koshare tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj fal rënies së dëshmorëve të kombit siç janë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare.

Sipas tij falë këtyre dëshmorëve Kosova sot po ecën e sigurt drejt integrimit evropian.

Thaçi përmendi edhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Serbia por tha se “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç iu kemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”, tha presidenti.

Kjo deklaratë e Thaçit vjen në një moment ku tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur, që pas arrestimit të Shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Pas arrestimit të Gjuric mediat e Kosovës kanë deklaruar se avionë ushtarakë të Serbisë kanë fluturuar në kufi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI