Flash

Denoncimi/ Përndjekie dhe foto nudo 20-vjeçares, ish-polici mbrohet nga pushteti (FOTO)

Lapsi.al 9 April 2018
Denoncimi/ Përndjekie dhe foto nudo 20-vjeçares, ish-polici mbrohet

Sali Berisha publikoi denoncimin e një vajze 20 vjeçe nga Shkodra e cila thekson se përndiqet nga një ish-punonjës policie i lidhur me Partinë Socialiste.

Vajza e re tregon se si Bajram Qarri e ka ngacmuar dhe ndjekur rregullisht nëpër Shkodër, por jo vetëm. Sipas denoncimit të bërë publik nga Berisha, ish-punonjësi i policisë i ka dërguar asaj edhe foto lakuriq në Facebook, foto të cilat ish-kryeministri i ka publikuar në Facebook.

Vajza tregon se si u injorua kur shkoi të bëjë një denoncim në polici. Ajo tregon se Bajram Qarri i ka bërë edhe presion duke i thënë se është njeri i shtetit dhe i Partisë Socialiste.

Në fotot më poshtë, ish-punonjësi i policisë shihet me Ditmir Bushatin dhe zv.kryeministren Senida Mesi.

berisha2

berisha1

berisha 4 

Postimi i plotë: 

Shikoni si mbrojne cubin siçilist, qe dergon foto lakuriq ne facebook-un e nje vajze, narko-horrat me uniforme te Edvinit!

Lexoni mesazhin shikoni fotot qe dergon qytetarja dixhitale. sb

“mirdita zoti Doktor, un qe po te shkruaj jam nje vajze nga Shkodra 20 vjece. dua te denoncoj nje shtetas me emrin Bajram Qarri i cili me ka ngacmuar dhe ndjekur rregullisht neper Shkoder, arriti te me gjej dhe facebook-un timin dhe te me dergoje foto nudo te tijat. un me ti marr keto foto vajta ta denoncoja tek komisariati i policis Shkoder, ne momentin qe hyra tek porta kerkova nje punonjes policie per te bere kallxim,pasi e njoftuan nje oficer policie dhe mora kontakt me ate duke ja treguar per shqetsimin qe kisha. por ne moment sa mori vesht per rastin dhe personin per ke bente fjale,hasa ne nje menefregisem dhe neglizhenc sa arriti oficeri i policise te me thoje qe mos ben kallxim sepse je vajz e re dhe do te dalin emri ne televizor dhe esht turp.un u largova nga policia dhe tani po te shkruaj ty sepse personi qe behet fjali shtetasi Bajram Qarri esht nje ish-punonjes policie i cili e gezon statusin e ushtarakut nga taksapaguesit, ishte ky person qe lajmeroj ish koleget e vet qe te me nxirrshin jasht nga komisariati,ky person vazhdon te me beje presion pasi thot qe un jam njeri i shtetit dhe i qeveris ne pushtet partis socialiste dhe kam force te te bej cdo gje, zoti Berisha un po ti dergoj ca foto ku mi ka derguar ky ish-polic dhe militant i partis socialiste ne shkoder,ku shihet me drejtues te lart te partis PS.ju faleminderit.”

berisha 5

berish6

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI