Flash

Koalicion PD-LSI në zgjedhjet lokale? Çfarë thotë Monika Kryemadhi

Lapsi.al 9 April 2018
Koalicion PD-LSI në zgjedhjet lokale? Çfarë thotë Monika

A do të kemi një koalicion PD-LSI në zgjedhjet e ardhshme lokale? Pak kohë më parë nuk ishin të paktë zërat që folën për riafrim të partisë së Monika Kryemadhit me socialistët e Edi Ramës. Për temën e koalicioneve, kryetarja e LSI-së lë ende gjithçka të hapur. Në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo” tha se kanë nisur negociatat me PD-në për mënyrën si do të dalë opozita në zgjedhje.

“...më pas ne do ta kemi të nevojshme për tu ulur dhe për të marrë vendimet politike të ulemi të gjithë bashkë. Për sa u përket kandidatëve akoma nuk e kemi diskutuar sepse mendojmë që është akoma shumë herët.

Edhe PD, edhe LSI nga ana e saj apo dhe parti të tjera të frontit opozitar janë në gjueti kandidaturash të cilat janë kandidatura shumë të mira për pushtetin vendor. Duhet të jenë kandidatura të cilat marrin përsipër për ti shërbyer qytetarëve por jo për tu kthyer në ushtarë të politikës” – tha Kryemadhi.

Kandidatë të përbashkët?

“Nuk kemi rënë dakord akoma, por jemi në diskutime. Ka një lloj dashamirësie pozitiviteti apo nonsensi, por jemi në diskutime për të vendosur kriteret që duhet të ketë kandidati. Bashkë në zgjedhje? Jo 100%, por jemi aty” – tha ndër të tjera Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI