Flash

Deputeti italian i paguan shërimin hajdutit shqiptar, por i kërkon të largohet

Lapsi.al 9 April 2018
Deputeti italian i paguan shërimin hajdutit shqiptar, por i kërkon

Deputeti italian Angelo Ciocca i ka bërë një vizitë “blic” në spital 26-vjeçarit shqiptar që u plagos nga pronari i një shtëpie pasi tentoi ta grabiste. Gjatë vizitës në spital ai i dorëzoi një “çek” duke i thënë: “Krimi yt na kushtoi 6500 euro”.

Gjatë vizitës në spitalin San Matteo në Pavia, Ciocca bisedoi me shqiptarin Zef Tuci, i cili ndodhet aty pasi u plagos nga Antonio Bonfiglio, 50-vjeçari nga Casteggio, dy javë më parë, pasi e pikasi teksa tentoi që gjatë natës të grabiste në pronën e tij. Aktualisht, 26-vjeçari është në akuzë për grabitje të mbetur në tentativë.

"Ju nuk duhet ta përsërisni këtë gjest, ju duhet të reflektoni dhe të kërkoni falje. Unë ju kërkoj si deputet, mos qëndroni në Itali nëse jeni duke planifikuar të kryeni një krim. Ky zotëri, kriminel dhe i paligjshme, që ka ardhur në vendin tonë për të na vjedhur duhet të falënderoj të gjithë italianët për shumën që kanë dhuruar, për të mbuluar shpenzimet financiare. Ne nuk duam kriminelë në territorin tonë. Ne kërkojmë që ligji për rastet e vetëmbrojtjes të ndryshojë”, - tha ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI