Flash

Rama nxjerr mbi 1 mijë policë në Tiranë për gjyqin e kuksianëve të arrestuar

Lapsi.al 4 April 2018
Rama nxjerr mbi 1 mijë policë në Tiranë për gjyqin e

Forca të shumta policie kanë rrethuar sot Gjykatën e Rrethit Tiranë, ku do të jepet masa e sigurisë për 23 protestuesit e "Rrugës së Kombit", të arrestuar pas revoltës që shpërtheu atje dhe arriti deri në djegien e sporteleve të pagesave. 23 të arrestuarit, kryesisht banorë të Kukësit, do të gjykohen në Tiranë, pasi Gjykata e Kukësit nuk ka ambiente për rastin e tyre. Ata akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe shkatërrim prone publike.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre dhe arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje për 12 të tjerët.Prokuroria i ka akuzuar për dhunimin e 12 punonjësve të Policisë dhe shkatërrimin e sporteleve të koncensionarit.

. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI