Flash

Gjykata jep 'OK', Tiranës i shtohen edhe 5 kulla te Diga e Liqenit

Lapsi.al 3 April 2018
Gjykata jep 'OK', Tiranës i shtohen edhe 5 kulla te Diga e

Gjykata Administrative e Apelit ka dhënë sot vendimin për ndërtimin e pesë kullave në zonën e Digës së Liqenit Artificial të Tiranës. Ky vendim do të thotë se projektit të kontestuar i hapet rruga për zbatim. Historia e 5 kullave 17 katëshe buzë Digës së Liqenit daton që në tetor të vitit 2014, kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha. Pak pasi kishin nisur punimet, në shtator 2015, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulloi punimet për ndërtimin e 5 pallateve dhe kërkoi revokimin e lejes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë. Ndërkohë pas vendimit të sotëm të Apelit, ka reaguar edhe Bashkia Tiranë përmes një deklarate. Bashkia thotë se vendimi është marrë në fshehtësi.

“Gjykata Administrative e Apelit, në një mbledhje të pa njoftuar dhe jashtë vëmendjes së opinionit publik, vendosi të lërë në fuqi lejen për ndërtimin e 5 pallateve 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial, “dhurata” që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri qytetit të Tiranës në vitin e fundit të mandatit të tij”, thuhet në deklaratë.

Bashkia e Tiranës shton gjithashtu se ky vendim në dritën e zhvillimeve të reja që po sjell reforma në drejtësi dhe procesi i Vettingut, tregoi se Gjykata Administrative e Apelit nuk është palë me qytetarët dhe nuk i intereson e ardhmja e qytetit. Tani që këtij projekti i hapet rruga për zbatim, Tirana do të shtohet edhe me pesë kulla të tjera krahas atyre që ka miratuar së fundi Rama e Veliaj në zonat e tjera të kryeqytetit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI