Flash

U qëllua nga policia, vdes në spital shqiptari i plagosur në Itali

Lapsi.al 3 April 2018
U qëllua nga policia, vdes në spital shqiptari i plagosur në

Ka ndërruar jetë sot në spitalin e Salernos 42-vjecari shqiptar me iniciale T.J., i cili mbeti i plagosur një ditë më parë nga një patrullë policie gjatë një ndjekje në autostradë.

42-vjecari shqiptar së bashku me 2 persona të tjerë kishte grabitur një makinë tip 'Fiat Croma'.

Patrulla e policisë ishte vënë nën ndjekje e tyre në autostradën e Salernos. 42-vjeçari shqiptar u godit në gjoks nga patrulla e policisë.

Dy bashkëpunëtorët e tij i shpëtuan policisë italiane dhe janë shpallur në kërkim.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI