Flash

Lulzim Basha: Rama terror kuksianëve për t'i bërë shembull!

Lapsi.al 3 April 2018
Lulzim Basha: Rama terror kuksianëve për t'i bërë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë thirrjen për mosbindje civile dhe refuzim për të paguar taksat e rritura.

“Rama i grabit dyfish shqiptarët dhe pastaj ju bie dyfish me kërbaç dhe reagimi i tyre në Kukës dhe reagimi në mbarë Shqipërinë është reagim kundër podrejtësisë dhe grabitjes. Merr 200 milion euro në vit nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e rrugëve. Nuk shpenzon asnjë cent nga këto për Rrugën e Kombit, por vendos taksë të re të papërballueshme. Nuk vendos asnjë cent nga 800 milion euro që ka mbledhur për 4 vite, por e jep atë me konçension dhe u vendos një taksë të dytë shqiptarëve. Ata që u çuan janë njerëzit më të varfër, mëtë shpërfillur dhe u çuan për bukën e gojës” u shpreh Basha, sipas të cilit sot të gjithë shqiptarët janë dhe ndihen kuksianë, sepse Rama mbledh taksat e shiptarëve dhe paratë i çon për inceneratorët dhe konçensionet e oligarkëve.

Basha përsëriti edhe njëherë thirrjen për të mos paguar taksat si shenjë të mosbindjes civile.

"Pse ushtrohet ky terror? Ky terror ushtrohet që të mos ngrenë zërin. Që t'i bëjnë shembull para shqiptarëve dhe kjo është mendësia e diktaturave kur iu afrohet fundi, prandaj kam bërë thirrje për mosbindje qytetare. Po. Do të thotë të mos paguajnë taksat e rritura. I bëj thirrje sipërmarrjes të mos e paguajë TVSH, sepse këto para nuk shkojnë tek qytetarët, por vidhen nga Edi Rama dhe banda në pushtet. Nuk ka ç'tju bëjë, nuk e arreston dot të gjithë popullin" u shpreh Basha nga selia e PD-së.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI