Flash

Rama e përjashtoi pas protestës, këshilltari socialist i Kukësit kalon me PD-në

Lapsi.al 3 April 2018
Rama e përjashtoi pas protestës, këshilltari socialist i

Protesta kundër taksës në Rrugën e Kombit duket se ka bërë bashkë demokratë e socialistë në Kukës. Anëtarët e këshillit bashkiak u bënë pjesë e protestë të shtunën në Kalimash pavarësisht bindjeve të tyre politike, por socialistët u përjashtuan nga partia nga Edi Rama. Një prej tyre është anëtari i këshillit bashkiak Kukës, Ylli Çitaku. I përjashtuar nga radhët e socialistëve Çitaku i tha INTV përjashtimi i tij ishte i padrejtë.

“Jam Ylli Çitaku anëtar i këshillit bashkiak, përjashtimi im është i padrejtë. Kam 6 vite pjesë e PS, i kam qenë Edi Ramës në zyrë, e sot jam i penduar”, - tha ai.

Prej 6 vitesh pjesë e strukturave socialistet Ylli Çitaku thotë se sot është i penduar se përse votoi këtë parti, e cila sipas tij po ua vështirëson çdo ditë e më shumë jetën qytetarëve.

“Taksa e Rrugës së kombit, drita, ujë, taksa e ndërtesës. Nuk mund ti përballojmë dot. Tani do të angazhohem me Partinë Demokratike”, - tha Çitaku.”.

Prej 3 ditësh ai qëndron në Tiranë në mbështetje të të ndaluarve pranë Drejtorisë së Policisë. Ndërsa pritet vendimi i masës së sigurisë për të ndaluarit nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe policisë në kryeqytet.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI