Flash

VIDEO/ Shiste qirinj tek Kisha e Laçit, policët bëjnë për spital të moshuarën

Lapsi.al 3 April 2018
VIDEO/ Shiste qirinj tek Kisha e Laçit, policët bëjnë

Shiste qirinj tek Kisha e Laçit, për të fituar bukën e gojës, por i gjithë malli që nga dita e sotme i është sekuestruar nga policia.

Si të mos mjaftonte, gruaja që kishte zgjedhur kishën e “Shna Ndoit” për të shitur qirinj, është dhunuar nga policët bashkiakë, pasi ka bërë rezistencë për të mos lëshuar mallin.

Nga shtrati i spitalit, në një prononcim për News 24 e moshuara tregon se ka dashur të hipë në furgonin e polcisë bashkë me mallin, të cilin e kishte marrë borxh e nuk donte ta humbte, por policët e kanë shtyrë e dhunuar.

“Kam qënë tek kisha kur erdhi policia dhe na tha të largohemi. Ne nuk u larguam dhe unë si gjithë të tjerët. Më morën arkën e qirinjve, më thanë këto i morëm ne, nuk ke për të shit më. I thashë që qirinjtë i kam marrë borxh e nuk kam paguar lekë, ndaj më merrni edhe mua bashkë me qirinjtë. Shkova me hy në makinën ku futën qirinjtë. Kjo është makinë për mall, më thanë, më shtynë me forcë rashë pa ndjenja. Vetëm kur e pashë veten në spital. Më shtynë që të mos hypja në makinë”,- tregoi gruaja e moshuar.

https://www.youtube.com/watch?v=uuD1_k0lCEE&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI