Flash

Protesta/ Gjiknuri si Rama, mbron privatin: Dëmi disa milion euro nga dhuna barbare e motivuar politikisht

Lapsi.al 3 April 2018
Protesta/ Gjiknuri si Rama, mbron privatin: Dëmi disa milion euro nga dhuna

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dënoi sot protestën e dhunshme të 31 Marsit në Rrugën e Kombit dhe sqaroi pas u vendos taksa prej 10 eurosh.

Sipas tij, kjo nuk ishte gjë e re, por një taksë e miratuar që në vitin 2016-të dhe që ka për qëllim mirëmbajtjen e rrugës.

“Shpreh keqardhjen për dhunën barbare të pak ditëve më parë në një vend publik. Kjo dhunë u nxit nga zjarrvënësit e Tiranës, aty nuk ishte gjuha e popullit por dhunë e motivuar politikisht. Me një vlerësim paraprak dëmi shkon në disa milion euro. Ky investim nuk duhet ngatërruar si investim privat, këtu kemi të bëmë me mbrojtje të pronës private dhe publike. I gjithë ai investim i takon shtetit, paguhet nga përdoruesit e rrugës, pra gjithë dëmi nuk iu bë privatit”,- tha Gjiknuri.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI