Flash

Mosbindje civile? Dy deputetë të LSI nuk i binden Monika Kryemadhit

Lapsi.al 3 April 2018
Mosbindje civile? Dy deputetë të LSI nuk i binden Monika Kryemadhit

Pas thirrjeve të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për mosbindje civile, dy deputetë të LSI-së kanë dhënë shenjat se nuk janë dakort me qëndrimet ekstreme të opozitës.

I pari ishte Edmond Haxhinasto ish ministri që ka shkuar të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Në një kohë që nga opozita vijnë thirrjet për të mos paguar faturat e energjisë elektrike dhe të ujit, duket se qëndrimi i Haxhinastos shpreh kundërshtimin e tij ndaj qëndrimit të opozitës për taksën e Rrugës së Kombit.

Një tjetër deputet që ka dalë hapur kundër thirrjeve për mosbindje civile është Robert Bitri, që në një prononcim për Report Tv ka thënë:

“Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë sime dhe nuk jam dakord për mosbindje civile”

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i PD, Lulzim Basha, pas një takimi të zgjeruar të opozitës parlamentare dhe të strukturave drejtuese të të gjithë partive opozitare në Shqipëri, deklaroi se "kemi dalë me një vendim unanim; në krah të qytetarëve shqiptarë. Hapësira e vetme për t’i qendruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare, me refuzimin jo vetëm të taksës në rrugën e Kombit por të çdo takse tjetër që ka rritur Edi Rama, me të gjitha hapat, format dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike që ka zaptuar pushtetin dhe po vjedh dhe po varfëron vendin, po asgjeson shpresën dhe po zbras Shqipërinë. Ne këtë nuk mund ta pranojmë."

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI