Flash

Skandali me pronat në Lezhë, Apeli vendos sot për kryebashkiakun Frrokaj

Lapsi.al 3 April 2018
Skandali me pronat në Lezhë, Apeli vendos sot për kryebashkiakun

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj do të përballet ditën e sotme me kërkesën e Prokurorisë për arrestim në Gjykatën e Apeli në Shkodër.

Organi i akuzës nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, ku para disa javësh la të lirë Frrokajn bashkë me disa zyrtarë të bashkisë së Lezhës, të cilët akuzohen për tjetërsim pronash.

Duke qenë të bindur se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë të parin e Lezhës në abuzime me pronat, Prokuroria e Lezhës e ka apeluar vendim në gjykatë. Në burg mbetën vetëm juristi i bashkisë, Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

Kreu i Bashkisë së Lezhës bashkë me 11 zyrtarë të kësaj bashkie u vunë në pranga në 16 Mars të këtij viti, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI