Flash

Berisha flet për bojkot: Mosbindje civile, PD nuk do futet në asnjë palë zgjedhje me Edi Ramën

Lapsi.al 3 April 2018
Berisha flet për bojkot: Mosbindje civile, PD nuk do futet në

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ka folur edhe për bojkot të zgjedhjeve lokale, ku tha se PD nuk duhet të futet në asnjë palë zgjedhje me Edi Ramën.

“Opozita duke mos mohuar problemet e saj, nga ana tjetër është përballur në mënyrën më të jashtëzakonshme direkte të këtij regjimi. Situata ka qenë dhe vazhdon të jetë vërtetë dramatike për Shqipërinë, sepse në pushtet është një njeri që sot disponon miliarda për pushtetin e tij. Ai kontrollon mediat si në 1990. Që kontrollon drejtësinë me të njëjtën forcë si në diktaturë. Një prokuror kriminel i jep bllokun e fletëarresteve policisë. Mbushi vetë. Gjë që nuk ndodhte në diktaturë. Prokurori në diktaturë e priste fletë arrestin. Opozita e ka marrë mesazhin dhe ajo është e përqendruar në transkriptimin e këtij mesazhi. Këtë ditë opozita do ta shndërrojë në ditë historike dhe mosbindja civile do përfshijë mbarë vendin për t’u kthyer shqiptarëve shpresën dhe besimin te ligji. Të gjitha llojet e formave janë mbi 50 manuale. E ka djegur mandatin e vet Rama. Ata që vendosën flamurin në Kalimash, ata nuk ka vend në Shqipëri që nuk vendosin flamurin e tyre. Opozita është deklaruar për mosbindje civile. Nuk do ketë zgjedhje me Edi Ramën. Për mendimin tim, ky është mendimi im, PD nuk duhet të futet në zgjedhje, në asnjë palë zgjedhje”. - tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI