Flash

Kryemadhi në mbledhjen me PD: Rama qau dje, një frikacak...

Lapsi.al 2 April 2018
Kryemadhi në mbledhjen me PD: Rama qau dje, një frikacak...

Nw mbledhjen e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, pas situatës së krijuar me arrestimet e protestuesve në Rrugën e Kombit, Monika Kryemadhi deklaroi se Edi Rama qau ditwn e djeshme.

Sipas kryetares sw LSI-sw, Rama wshtw njw frikacak.

Kryemadhi u shpreh se opozita nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Rama.

“Ne nuk ndalemi. Do t’i shkojmë deri në fund, derisa Rama të ikë. Të ecim të gjithë përpara bashkë. Sa më të forte të jemi ne, aq më i mbaruar është Rama. Ju e patë si qau dje. Rama një frikacak. E kanë lëshuar të gjithë njerëzit e tij. Keni parë ndonjë ministër socialist që të dalë ta mbrojë? Asnjë! Sepse askush nuk do të bëhet palë dhe të marrë damkën e antishqiptarit. Kuksianët na dhanë një mësim të paparë, që ne të mos ndalemi më. Detyrimi ynë moral t’u qëndrojmë në krah dhe t’u japim më shumë forcë. Nuk mundet që një i çmendur si Edi Rama të zhdukë shqiptarët. Duhet të ndajmë mendjen të gjithë. Ku i kemi dhe ku nuk i kemi njerëzit. Sot kemi vetëm një merak: të rrëzojmë Ramën. Këtë përbindësh që po i merr frymën vendit. Une jam gati dhe siç jam unë gati dhe deputetët e LSI janë gati”, - u shpreh kryetarja e LSI në mbledhje.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI