Flash

Sekretari i Vuçiçit tregon si i shpëtoi arrestimit në Mitrovicën e Veriut

Lapsi.al 2 April 2018
Sekretari i Vuçiçit tregon si i shpëtoi arrestimit në

Një javë pas aksionit të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nikola Selakoviq, sekretar i presidentit serb ka rrëfyer për gjithë situtatën.

Për gazetën serbe Kurir, Selakoviq ka thënë se ky aksion ishte i panenvojshëm, dhe sipas tij ngjarjet e tilla vetëm dëmtojnë raportet Kosovë-Serbi.

Ai thotë se synimi i Kosovës me atë aksion ka qenë marrja e veriut.

“Askush normal dhe i arsyeshëm nuk ka mundur të parashohë se reagimi i pushtetmbajtësve shqiptarë do të ishte i tillë. Ngjarjet e tilla të kthjellojnë për të kuptuar se kë e keni para vetes”, tha Selakoviq, transmeton lajmi.net

Sekretari i Vuiqit ka treguar edhe për mënyrën se si ka shpëtuar nga policia serbe. Tregon se anëtarët e ROSU-s e pyetën se kush është, duke theksuar se Gjuriqi u nxorr me dhunë nga ambientet ku po mbahej takimi.

“Arrestimi i tij u bë para syve të mi. Na u afruan dy policë. Njëri e zuri për llërën e majtë Gjuriqin dhe e tërhoqi më vete e tjetri me pushkën drejtuar nga unë mbeti me detyrën që mos të lëvizja nga aty”, tregon ai.

“Më pyeti a jam Selakoviqi, iu përgjigja po dhe unë munda vetëm ta shihja se si e lidhnin Gjuriqin. Më e rëndësishmja për mua ishte që të mos turpëroheshim dhe të mbeteshim me dinjitet”, thotë Selakoviq.

Ndryshe arrestimi i Gjuriqit ishte sot një javë, i cili pastaj u dëbua për në Serbi. Kjo pasi kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës. /Lajmi.net/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI