Flash

Ngjela: Nëse nuk i liron Gjykata, protestuesit duhet t'i lirojë Presidenti

Lapsi.al 2 April 2018
Ngjela: Nëse nuk i liron Gjykata, protestuesit duhet t'i lirojë

Nëse gjykata nuk i liron protestuesit e arrestuar, duhet t’i lirojë Presidenti. Kështu shprehet avokati Spartak Ngjela në rubrikën “Opinion” në News24 duke iu referuar arrestimit të dhjetëra qytetarëve që morën pjesë në protestën e së shtunës kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”. Ngjela tha se Gjykata duhet t’i lirojë sepse nuk ka krim të rëndë por nëse kjo nuk ndodh atëherë ndërhyn presidenti me falje.

“Do të keni parasysh një gjë se juridikisht ka një rregull që ligji ka karakter formal dhe jo logjik. Këta janë njerëz që kanë bërë një dëm, që do ta paguajë shteti. Kush e ka fajin? Nuk kisha bukë thotë, nuk e përballoja dot jetën. Atëherë është në nevojë ekstreme, është domosdoshmëri e nivelit juridik. Nëse ligji ka prapë karakter formal dhe nuk i lëshon gjykata, shteti ka shkelur në një gjë të paligjshme, janë përgjigjur me paligjshmëri. Do duhet t’i lirojë presidenti, me falje, nuk duhet të rrinë në burg. Se kanë shumë të sigurt nga gjykata. Kuksianëve ua kanë paguar paratë që iu kanë përmbytur qytetin. Shteti iu ka debi të madhe që i ka përmbytur Fierza. Ua ka dhënë. Ka një debit ndaj tyre. Kjo është drejtësia, nuk është pushteti yt. Pushteti yt rrezikohet, nuk e bën dot, ikën në shtëpi. Po bën gabime shumë të rënda që të mos dorëzosh pushtetin. Ku e gjeti pronë ky. Unë kam biseduar me njerëz konkretë që i njohin. Është një qytet shumë i varfër sepse s’ka burime financiare, nuk ka punë. Kam dëgjuar që aeroportin e kërkon Uashingtoni, po ky se jep. Nuk e di sa e saktë është, kam dëgjuar. E vetmja rrugë është ajo që thashë, meqë ligji ka karakter formal, të vejë tek Presidenti. E mira është të mos ketë vendim. Gjykata nuk duhet të vendosë masë arresti se është krimi shumë i lehtë. Por nëse gjykata nuk i liron, duhet t’i lirojë Presidenti”, deklaroi Ngjela.

Për sa i përket rolit të kryeprokurores Arta Marku në këtë çështje, Ngjela tha se ajo nuk ka çfarë të bëjë.

“Nuk ka çfarë të bëjë. Ajo është si kalë, ajo është akuza. Ajo do vazhdojë të hetojë. Është tronditje shoqërore. Ajo nuk di si ta zgjidhë, ose di si ta zgjidhë por nuk është në kohën e saj”, deklaroi Ngjela.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI